Rajoni

Stuhia “Leandros” prek Greqinë, ulen ndjeshëm temperaturat

Temperaturat në Greqi ranë ndjeshëm gjatë natës për shkak të stuhisë “Leandros” duke i dhënë fund papritur motit të butë të kohëve të fundit. Nga 20 gradë dje, sot qyteti verior i Follorinës regjistroi minus 20. I ftohti nuk ka kursyer as zona të tjera të vendit fqinj përfshirë kryeqytetin Athinë ku priten ngrica. Por, nga java e ardhshme do të fillojë ngrohja e motit në Greqi.

Ndërkaq, në vendin tonë, i ftohti polar ka sjellë dominim të motit të paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellimesh. Në mbrëmje, vranësirat bëhen më të dukshme në zonat jugore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut. Temperaturat kanë pësuar ulje dhe luhaten në vlerat ditore nga minus 10, deri në 7 gradë celcius.