Rajoni

Stuhia “Medea” godet Greqinë, 2 viktima!

Stuhia e dëborës “Medea” vazhdon të krijojë probleme në shumë zona të Greqisë ndërsa dy persona humbën jetën. Viktimat janë të moshave 56 e 80-vjeç dhe u gjetën të pajetë në Kretë e në Evia. Ndërkaq, fatmirësisht nuk pati të dëmtuar nga rrëzimi i një peme pranë godinës së Parlamentit në Athinë.

Në periferi të kryeqytetit grek raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Gjithashtu, në Athinë u pezullua vaksinimi kundër COVID-it për shkak të reshjeve të borës.

Më herët, kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi banorëve në zonat e prekura, të shmangin lëvizjet e pa nevojshme. Mbrojtja Civile ka vënë në dispozicion ekipet e emergjencës ndërsa bashkitë kanë hapur salla me ngrohje për të pastrehë, përfshirë emigrantë.