Aktualitet Bota

Suedia i thotë ‘Jo’ NATO-s, për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj!

“Suedia nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në tokën e tij kur të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s”, tha ministri i jashtëm suedez së fundmi, vendi i të cilit së bashku me Finlandën aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të këtij viti dhe aktualisht po merr pjesë në negociatat përfundimtare.

Në fillim të këtij muaji, komandanti kryresor i Suedisë rekomandoi që qeveria të mos vendosë asnjë vijë të kuqe si për shembull insistimi kundër bazave të përhershme të aleancës ose armëve bërthamore në tokën suedeze.

Por në një intervistë sot, ministri i jashtëm Tobias Billstrom tha se vendi i tij nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e tij. “Është ende qëndrimi afatgjatë i Partisë së Moderuar,” i tha ai agjencisë së lajmeve TT.

“Asnjëherë nuk kemi pasur qëllim që të ndryshojmë kushtet për aplikimin e dorëzuar nga qeveria e kaluar”, tha ai.