Botë e Çuditshme

Suedia në ‘aksion’, kërkohen dy bufa të arratisur!

Zyrtarët e një kopshti zoologjik në Suedi po kërkojnë për një buf gjigant që u arratis së bashku me një shpend tjetër dy ditë më parë. Kopshti zoologjik Skansen në Stokholm bëri me dije se dy kukuvajka të mëdhenj gri, të quajtur Percy dhe Barr, u arratisën së fundmi nga ndërtesa. Mirëpo, bufi më i vjetër, Percy, u vendos më vonë në mjediset e kopshtit zoologjik.

Ndërsa, Barr mbeti i lirë ditën e djeshme dhe zyrtarët janë ende duke u përpjekur për ta gjetur atë. Një zëdhënëse e kopshtit zoologjik tha se Barr nuk përbën kërcënim për publikun. Ajo tha se bufi është mësuar me kontaktin njerëzor dhe është shumë miqësor.