Celebrities Music Showbiz

Sukeset për këngëtarin e njohur Drake duket se nuk kanë fund!

Drake vazhdon të kryesojë listat, pasi albumi i tij i ri ‘Certified Lover Boy’ vazhdon që të jetë në vendin e parë në ‘Billboard 200’ për javën e tretë radhazi. Më shumë se 171,000 kopje ekzkluzive të albumit të ri të yllit kanadez u shitën gjatë kësaj jave, sipas Billboard.

Albumi i fundit i reperit 34-vjeçar debutoi me totalin më të lartë javor të vitit, duke shitur 613,000 kopje dy javë më parë.Këngët që janë kthyer në hite kanë qëndruar gjithashtu në krye të listave në kategorinë R & B/hip-hop në më shumë se një vit, pasi hiti nga Lil Baby ishte ishte në krye për pesë javë me radhë gjatë muajit korrik në vitin 2020.

Pesë të parët në listë përfshinin albumet e Lil Nas X ‘Montero’, NCT ‘127’, Sticker ‘The 3rd Album’, Kanye West ‘Donda’ dhe ‘Sour’ nga Olivia Rodrigo.

Pjesa tjetër e dhjetë të parëve në listë përbëhej nga Doja Cat ‘Planet Her’, Morgan Wallen ‘Dangerous: The Double Album’, The Kid LAROI ‘F*ck Love’, Billie Eilish ‘Happier Than Ever’ dhe  ‘Star-Crossed’ nga Kacey Musgraves.

Të dy albumet ‘Dangerous: The Double Album’ dhe ‘Happier Than Ever’ janë albumet e tjera të vetmet për këtë vit që qëndruan në vendin e parë për të paktën tre javë. Reperi superstar njoftoi lançimin e albumit muajin e kaluar në mediat e tij sociale, duke shkruar ‘CERTIFIED LOVER BOY 3 SHTATOR’, pas vonesave nga publikimi i tij i parashikuar që në fillim të këtë vit. Ai së pari e njoftoi titullin e albumit që në gusht të vitit 2020 me publikimin e këngës Laugh Now, Cry Later me Lil Durk.

Kujtojmë se kënga e parë e albumit ‘Champagne Poetry’ në të cilën ai merr si shembull Michelle-n  e ‘Beatles’, përmbledh vitet e tij të fundit, duke përfshirë ngjarjet e fundit dhe marrëdhënien e tij të prindërimit me Brussaux që nga lindja e djalit të tyre Adonis në muajin tetor të vitit 2017.