Celebrities Gossip

Sukses i padiskutueshëm, kjo këngë e The Weeknd hyn në historinë e “Billboard”!

Kënga “Blinding Lights” e The Weeknd ka hyrë tashmë në historinë e “Billboard” si e para që kryeson të gjitha listat. Prej 90 javësh, projekti qëndron në vendin e parë të “Billboard 100”. Përpara hitit të artistit kanadez, ishte kënga e vitit 1960 “The Twist” nga Chubby Checker që mbante këtë rekord. “Blinding Lights” u publikua në vitin 2019 dhe deri në shtator 2021 është dëgjuar më shumë se 2.5 miliardë herë.

Popullariteti i saj u rrit më shumë gjatë pandemisë pas një sfide kërcimi në TikTok si dhe performancës së The Weeknd në ‘Super Bowl 2021’. Si për ironi, edhe “The Twist” ishte në të njëjtin zhanër muzikor, por tashmë ndodhet në vend të dytë. Rikujtojmë ndërkaq se seriali dramatik i The Weeknd, “The Idol”, ka marrë dritën jeshile nga HBO Max. “Idol” është një film dramë palestinez i vitit 2015 me regji nga Hany Abu-Assad, i cili u shfaq në seksionin e “Prezantimeve Speciale të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit” në Toronto, në vitin 2015.

Ai u zgjodh si filmi më i mirë në gjuhë të huaj në vitin 1989, por nuk u nominua në “Academy Awards”. Shfaqja përqëndrohet rreth një ylli pop-i në rritje, i cili përfshihet me një pronar klubi nate që gjithashtu drejton një kult të rrezikshëm. Seriali i ardhshëm u njoftua se ishte në fazën e zhvillimit në fillim të këtij viti, kur krijuesi i serialit The Weeknd, u bashkua për herë të parë me ekipin e tij.

Ndërkaq, kantautori i nominuar për çmim ‘Oscar’ u emërua së fundmi edhe si Ambasador i Vullnetit të Mirë i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara gjatë një pritjeje në Hollywood-in Perëndimor. 31-vjeçari kanadez ka dhuruar mbi 4 milionë dollarë për bamirësi vitin e kaluar, përfshirë 1 milion dollarë për përpjekjet e ‘WFP’ në Etiopi.

Gjatë një deklarate të dhënë së fundmi, The Weekend është shprehur se:

Ndihem shumë i lumtur për të trajtuar urinë botërore dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Partneriteti ynë është një shtrirje autentike e të gjitha përpjekjeve dhe synimeve tona për të ndihmuar ata në nevojë dhe për t’i dhënë fund kaq shumë vuajtjeve.