Celebrities Gossip Music Showbiz

Sukseset e “Lejla” të Butrint Imerit duket se sapo kanë filluar!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E tashmë pushimet kanë mbaruar dhe të gjithë artistët i janë kthyer punës për sezonin të ri. Disa prej artistave kanë nisur të publikojnë këngët e tyre të reja e disa ende po punojnë për to. Butrinti para dy ditësh lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, pasi deri më tani ka kaluar 2.4 milion klikime në platformën YouTube. Një sukses ky i pritshëm nga një artist si Butrinti. Ama ky nuk është suksesi i vetëm që këngëtari ka arritur, pasi me postimin e fundit në Instastory na ka treguar se kënga renditet e parë ndër më të dëgjuarat në Shqipëri.

 

Ditën e djeshme Butrinti dhe reperi i njohur, Don Xhoni, kanë publikuar në Instastory foto me njëri-tjetrin, ku dhe kanë shprehur miqësinë mes tyre tashmë prej kohësh. Ama të gjithëve u kanë lindur dyshime se mos ndoshta të dy artistët do të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor, gjë e cila është përfolur prej kohësh, por ende nuk kemi një konfirmim nga ta. Kujtojmë se Butrinti dhe Don Xhoni arritën të kishin një super sukses me bashkëpunimin e tyre të parë dhjetorin e kaluar me këngën, e cila titullohet “Corazon” dhe që deri më tani ka kaluar 60 milionë klikime në platformën YouTube. Shpresojmë që përsëri të dy artistët të sjellin një tjetër projekt të suksesshëm.