Celebrities Music

Suksesi i disa prej artistëve shqiptarë në platformën Spotify!

Duke qenë se ka ngelur vetëm një muaj për ta përmbyllur vitin 2021, edhe sivjet u mblodhën të arriturat e sukseset e artistëve shqiptarë në bazë të statistikave të publikuara. Përveç YouTube, kohëve të fundit edhe platforma Spotify ka zënë një vend të veçantë dhe është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për këngëtarët. Disa prej artistë të estradës shqiptare kanë ndarë së fundmi përmes rrjeteve sociale sukseset që kanë arritur në Spotify gjatë 2021.

Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Butrint Imeri dhe Bardhi kanë publikuar shifrat e këtij viti, për të cilat janë njëkohësisht shumë të lumtur. Dafina Zeqiri ka arritur një milion dëgjues në 160 shtete të ndryshme të botës, Ardian Bujupi ka kaluar shifrën e 5.2 milionë dëgjime në plot 172 vende, Butrint Imeri me 1.8 milion dëgjues në 165 vende dhe Bardhi ka grumbulluar 689.9 mijë dëgjues në 136 vende.

Ndërkaq, sa i përket artistëve jashtë vendit, rikujtojmë se këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber u klasifikua në muajin gusht si artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave, me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujorë. Suksesi i albumit të tij të ri “Justice”, i publikuar në muajin mars dhe projekti me The Kid LAROI, i titulluar “Stay”, i cili ka qëndruar në vendin e parë të Billboard për gjashtë javë rresht, ndihmoi në rritjen e numrit të tij në këtë platformë.

Vlen të theksojmë se artistja e njohur me origjinë shqiptare, ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor “The Motto”, në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiësto. Ky bashkëpunim i dyshes u prit shumë mirë nga fansat e tyre që në ditët e para të lançimit, duke e kthyer një prej këngëve të dëgjuara në platforma të ndryshme. Vetëm në platformën ‘Spotify’, kjo këngë ka grumbulluar 10 milionë dëgjime në javën e parë të lançimit.