Celebrities Gossip Showbiz

Suksesi i ‘EX’ vazhdon, Elvana Gjata dhe Bardhi numërojnë plot 30 milionë klikime!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak kohë pasi publikoi bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik dhe këngën e titulluar ‘POW’ solo që pati një sukses shumë të madh, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri. Pasi ishte lansuar prej kohësh si audio dhe vetëm para 2 muajve u publikua me videoklip duket se ky i fundit po i sjell një sukses të jashtëzakonshëm dyshes. ‘EX’ ka arritur plot 30 milion klikime në platformën YouTube.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Thënë kjo, një ngjarje surprizuese i ka ndodhur këngëtares së fundmi.

Teksa ishte duke performuar në një club, Elvana ka marrë një propozim për martesë.