Celebrities Film & Tv

Suksesi i filmit “Dune” kalon çdo pritshmëri!

Pas një fillimi goxha të suksesshëm dhe me një rekord shikueshmërie, filmi më i ri “Dune” ka arritur që vetëm në pak ditë pas premierës të zërë vendin e parë, jo vetëm për shikueshmërinë por edhe për fitimin që ka arritur që të ketë gjatë gjithë kësaj kohe.

Kjo është fundjava e dytë e transemtimit të këtij filmi në disa platforma. “Dune” është gjithashtu i disponueshëm, në HBO Max nga ku edhe fitoi 15.5 milionë dollarë shtesë, sipas vlerësimeve të vetë studios. Vetëm për shkak të shitjes së biletave ka arritur që ky film të jetë edhe në krye të listave në Amerikën e Veriut.

Me një buxhet prodhimi prej 165 milionë dollarësh pa përfshirë marketingun dhe promovimin, ‘Dune’ tani ka fituar më shumë se 69.4 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 292.1 milionë dollarë në rang global.

Vlen për t’u theksuar gjithashtu se është e vërtetë që do të ketë një vazhdim të ri-imagjinimit fantastiko-shkencor ‘Dune’ nga Denis Villeneuve është konfirmuar edhe nga vetë ‘Warner Bros’. Ylli kryesor Timothée Chalamet gjithashtu konfirmoi lajmin të martën teksa ndau një skicë e tipit ngacmuese që lexonte ‘pjesa e dytë’.

Kompania gjigande është shprehur se:

Ky është vetëm fillimi! Faleminderit atyre që kanë përjetuar @dunemovie deri më tani, dhe atyre që do ta shikojnë në ditët dhe javët në vijim. Jemi të emocionuar për të vazhduar udhëtimin!

Regjisori, producenti dhe bashkë skenaristi Villeneuve do të rikthehen për vazhdimin, i cili do të jetë një lajm i mirë për të gjithë fansat mbresëlënëse e regjisorit. Autori kanadez Villeneuve është vendosur si një nga regjisorët e rinj më të shquar të Hollywood-it falë filmave të tillë si ‘Arrival’, ‘Sicario’ dhe ‘Blade Runner: 2049’.

Vetëm para pak ditësh ka dalë edhe data e premierës së filmit të dytë e cila do të jetë më 20 Tetor të vitit 2023. Ne na mbetet vetëm të presim.