Celebrities Gossip Showbiz

Suksesin e madh, Majk e përmbledh me këto fjalë!

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin.

Këto dy projekte po numërojnë ‘shifra të çmendura’ klikimesh në YouTube ku përkatësisht ‘Kce kce’ ka 12 milion klikime dhe ‘Ama’ mbi 7 milion.

Pasi ka shpërndarë këtë sukses tijin në vetëm fillimin e verës, Majk ka përmbledhur suksesin e tij në disa fjalë, ku na tregon se puna e palodhur e ka sjellë deri këtu.

Puno ndërkohë që ata flejnë. Mëso ndërkohë që ata festojnë. Kurse ndërkohë që ata festojnë. Jeto si ata ëndërrojnë.

Pas suksesit me dy këngët e fundit duket se Majk nuk ka të ndalur dhe po punon për këngën e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur dhe njëkohësisht mikun e tij, Getoar Selimin.

Disa ditë më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë të entuziasmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin gjithmonë dhe duan muzikën e tij.