Pasó – Euro 2020 Sport

Sulejman Mema dhe Mel Ostreni kundër njëri tjetrit?!

Si çdo mbrëmje, nuk mund të mungojë emisioni më i ndjekur sportiv, “Paso Euro 2020”, ku në lidhje telefonike ishte ish-trajneri Sulejman Mema, së bashku me mjekun sportiv, Mel Ostreni.
Të dy analizuan ndeshjen e sotme midis Holandës dhe Çekisë, ku kjo e fundit rrëmbeu fitoren. Diçka e papritur për të gjithë, pasi me këtë fitore ajo do të përballet me skuadrën e parë që u kualifikua në çerekfinale, Danimarkën.
Mema përgëzoi këtë skuadër pasi diti ta menaxhojë mirë situatën që prej ngjarjes së ndodhur me Eriksen.

Gjatë diskutimit nuk mund të lihej pa përmendur dhe ndeshja e cila po luhet tani, Belgjikë- Portugali. Ku këtu u zbulua se dy personazhet ishin miq por dhe armiq. Kjo prej faktit se të dy ata dëshironin që Italia të fitonte kupën, por e kundërta ishte për rezultatin e ndeshjes së tanishme.
Mema përkrahte Belgjikën, pasi sipas tij mbrojtja dhe portieri është goxha mirë. Si dhe ai shprehu se Cristiano Ronaldo nuk është më si më parë.

Futbolli është i paparashikueshëm. Cristiano Ronaldo nuk është ai që ka qenë. Portugalia luan vetëm me një sulmues.

Ndërsa nga ana tjetër, Mel Ostreni tregoi se ai perkrahte Portugalinë, jo vetëm prej ronaldos, por sepse në futbollin latin mbizotëron forca fizike. Çdo gjë mund të ndodhë sipas tij, pasi para pesë vitesh askush nuk e llogariste Portugalinë, por ajo rrëmbeu kupën.