Bota

Sulm i përgjakshëm në Hamburg të Gjermanisë/16 viktima e të plagosur në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait!

Në Hamburg të Gjermanisë, tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri. Masakra ndodhi brenda një kishe të Dëshmitarëve të Jehovait. Autori i dyshuar që mendohet të ketë humbur jetën ka qenë anëtar i kësaj kishe.

Në kishën në rrugën Deelböge, në lagjen Alsterdorf, dje rreth orës 19:00 filloi një ceremoni fetare e komunitetit të Dëshmitarëve të Jehovait. Dy orë më vonë, më 21:08 u lajmëruan zjarrfikësja dhe policia. Dëshmitarët raportuan për të shtëna me armë. Një patrullë policie shkoi menjëherë në vendngjarje. Duket se autori planifikoi masakrën e kur të shkonte policia, t’i jepte fund jetës.

Policia e Hamburgut:

Akt i mundshëm i një personi me probleme të shëndetit mendor, i gatshëm për të vrarë e më pas të vetëvritet. Oficerët në vendin e ngjarjes, nuk qëlluan pas të shtënave.

Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher:

Zhvillimi që vjen nga lagjja Alsterdorf është tronditës. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave! Policia po punon fort për kapjen e autorit apo autorëve dhe zbardhjen e motiveve. Ndiqni udhëzimet e policisë së Hamburgut!

Krimi më i përgjakshëm në Hamburg prej dekadash

Të shtënat në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg janë krimi më i përgjakshëm në qytetin gjerman prej dekadash. “Hamburger Abendblatt” kujton se një precedent i ngjashëm daton pothuajse 30 vjet më parë.

Më 10 nëntor 1996, një tutor dhe bashkëpunëtorët e tij hynë në një bordello në Budapester Strasse e hapën zjarr. Dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën.