Mbrojtja kundërajrore ruse pretendohet se ka rrëzuar dy dronë në dhe rreth Moskës, një zonë që është shpesh cak i sulmeve ukrainase, ka bërë të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit rus sot në mëngjes. Sergey Sobyanin bëri të ditur se:
Mbrëmë mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar një dron në lagjen Mozhai në rajonin e Moskës. Një tjetër dron pa pilot goditi ndërtesën në ndërtim e sipër në qendër të Moskës.
The moment Ukrainian drone strikes Moscow-City. #MoscowCity #Moscow #Russia #RussiaUkraineWar pic.twitter.com/rLywOGTwqS
— Natalka (@NatalkaKyiv) August 23, 2023
Sipas informacioneve të para, nga këto sulme nuk ka viktima, ndërsa agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se në qendrën e Moskës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme. Nga kjo agjenci ruse e lajmeve u tha se:
Ndërtesa në ndërtim e sipër në qendër në Moskës, është dëmtuar pjesërisht.
Në pamjet e filmuara gjatë natës dhe të publikuara në rrjetet sociale që AFP i ka siguruar, shihet se si nga ndërtesa del tym i zi Trafiku ajror në aeroportet e Moskës është mbyllur për arsye të sigurisë. Ndërsa në territorin e Rusisë pothuajse çdo ditë ka shpërthime me dronë kamikaz.
💥 Russia: More drone strikes on Moscow's "Moskva City" elite business/government district tonight. pic.twitter.com/dcKF3boiPM
— Igor Sushko (@igorsushko) August 23, 2023
Ndërkohë, nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë. Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do ta kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023, në një kohë kur po e vazhdon luftën tashmë 18-mujore në Ukrainë.