Një sulm izraelit me dron ka ndodhur pranë Sidonit në Liban, aty ku është vrarë një zyrtar i Hamasit.
Samer al-Hajj, një zyrtar i Hamasit i ngarkuar me sigurinë në kampin e refugjatëve palestinezë Ain al-Hilweh ka humbur jetën pas këtij sulmi. Mediat libaneze raportojnë gjithashtu se al-Hajj ishte objektivi i bastisjes.
Gjithashtu, raportohet se përveç al-Hajj dhe një tjetër anëtar i Hamasit ka humbur jetën nga ky sulm.