Bota

Sulm me armë në një shkollë në SHBA; vriten 3 fëmijë e 3 të rritur

Të paktën 3 fëmijë e 3 të rritur humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë fillore në Nashville të Tennese.

Sipas të dhënave paraprake të policisë një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të shkollës dhe ka qëlluar ndaj nxënësve, për t’u vrarë më parë nga forcat e sigurisë.

Qindra prindër të shqetësuar kanë pushtuar shkollën pas raportimit të ngjarjes, ndërkohë që zona është rrethuar nga efektivë të shumtë.

Viktimat e shkollës katolike janë të moshave 11-12 vjeç, ndërkohë që motivet e këtij krimi të urryer janë ende të paqarta.