Bota

Sulm me hark dhe shigjeta në një supermarket në Norvegji, disa viktima e të plagosur!

Disa njerëz mbetën të vrarë dhe të tjerë u plagosën nga një burrë që përdorte një hark dhe shigjeta për të kryer sulme në qytetin norvegjez Kongsberg, tha policia lokale.

“Njeriu është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i kreu këto veprime i vetëm,” u tha gazetarëve shefi i policisë Oeyvind Aas.

“Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur,” tha Aas.

Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave.

Sulmet ndodhën në “një zonë të madhe” të Kongsberg, një komunë me rreth 28,000 njerëz në Norvegjinë juglindore.

Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca.

Ministrja norvegjeze e drejtësisë dhe sigurisë publike, Monica Maeland, ka marrë përditësime mbi sulmet dhe po monitoron nga afër situatën, tha ministria.