Bota

Sulm me thikë në Norvegji, 4 të plagosur!

Sulm me thikë në Norvegji, katër të plagosur. Policia norvegjeze bën të ditur se “ngjarja ndodhi Numedal, në juglindje të vendit nordik”. Po ashtu, raportohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, agresori u prangos. Një zëdhënës i forcave të rendit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se konfirmon faktin që të dyshuarin e kanë nën kontroll.

Autoritetet norvegjeze vazhdojnë hetimet dhe ende nuk kanë dalë me deklaratë për motivet e dyshuara që mund të qëndrojnë pas sulmit me thikë.  Qytetarët që ishin të pranishëm në vendngjarje treguan për mediat se autori i zgjodhi në mënyrë rastësore shënjestrat e tij.

Në tetor të vitit të kaluar, në të njëjin vend, pra Numedal, një person vrau pesë vetë duke përdorur thika dhe shigjeta. Për atë rast, autoritetet norvegjeze konfirmuan se njeriu që sulmoi ishte me shtetësi daneze dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.