Bota

Sulmet në centralin bërthamor të Zaporizhias, Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Ndaloni këtë çmenduri!

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi, bëri një apel urgjent për ndalimin e luftimeve në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë.

“Kushdo që qëndron pas kësaj, duhet të ndalet menjëherë”, tha ai. “Po luani me zjarrin!”.

Ushtria ruse akuzoi forcat ukrainase në anën tjetër të lumit Dinipro, për granatimin e zonës që ajo ka nën kontrollin e saj, pra aty ku ndodhet termocentrali, por nuk pati asnjë reagim nga ukrainasit, të cilët më parë kanë thënë që forcat ruse bombardojnë vetë zonën, pavarësisht se kanë trupat e tyre atje.

Zona përreth uzinës, duke përfshirë qytetin aty pranë të pushtuar nga Rusia, Enerhodar, kishte qenë nën sulm të rregullt për muaj të tërë, por kishte pasur një periudhë qetësie përpara shpërthimeve të reja këtë fundjavë, të cilat vazhduan deri të dielën në mëngjes.

Monitoruesit nga organizata Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) e OKB-së, ishin dhe vetë dëshmitarë të disa nga shpërthimet të ndodhura së fundmi

Duke cituar informacionin e dhënë nga zyrtarët në centralin e kontrolluar nga Rusia, ekipi i IAEA tha se kishte pasur dëmtime në disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje në vend, por asgjë deri tani “kritike për sigurinë dhe sigurinë bërthamore”. Nuk pati as raportime për viktima.

Autoritetet e Kievit raportojnë se kanë gjetur më shumë se 700 trupa, nga të cilët më shumë se 90% e civilëve, në zonat e çliruara në rajonet e Kharkiv, Donetsk dhe Kherson.