Aktualitet

Sulmi në Kongresin amerikan…zbardhen detajet e reja!

Mbi 300 të akuzuar për pjesëmarrje në sulmin vdekjeprurës të 6 janarit, ku mbështetësit e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, sulmuan Kongresin amerikan. Zëvendës/prokurori i Përgjithshëm, John Carlin tha se të paktën 280 persona ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti i Drejtësisë, tashmë janë arrestuar.

Shumica e të prangosurve u zbuluan pasi vet publikuan incidentin në rrjete sociale. Disa prej të arrestuarëve përballen me akuza për kërcënim ndaj ligjvënësve amerikanë. Një javë pas kësaj ngjarjeje, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj Trumpit për nxitje të trazirave, por më 13 shkurt, Senati e gjeti atë të pafajshëm për këtë akuzë.

Pas sulmit në Kongres, edhe vetë Donald Trump u detyrua t’i drejtonte një thirrje mbështetësve për qetësi ndonëse nuk bëri asnjë tërheqje nga deklaratat mbi pretendimet për mashtrime zgjedhore. Ndërsa apeloi që të mbështeten Policia e forcat e rendit, për të cilat tha se “janë në anën e shtetit” shtoi se “kjo është ajo që ndodh kur vjedhin zgjedhjet”.

Kundër Trump-it dolën dhe platformat sociale. Twitter e Facebook respektivisht i bllokuan me nga 12 e 24 orë llogarinë dhe faqen. Hera e fundit kur ishte sulmuar Kongresi Amerikan daton 24 gushtin e vitit 1814 nga trupat britanike që i vunë flakën.