Bota

Sulmi në paradën e 4 korrikut në SHBA, autori e kishte e planifikuar!

Zëdhënësi i Task Forcës së Krimit të Madh të Qarkut Lake, Christopher Covelli ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në SHBA, gjatë paradës së ditës së pavarësisë.

Bëhet me dije se Robert E Crimo, 21 vjeç, e kishte planifikuar këtë sulm për disa javë, pasi një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë nga regjistrimet e celularëve dhe pamjet e tjera.

Crimo ishte veshur me rroba grash për të fshehur identitetin e tij.

Covelli thotë se Crimo përdori makinën e nënës së tij për t’i shpëtuar skenës dhe u bashkua me komunitetin sepse fshehu identitetin e tij duke veshur rroba grash.

Covelli shton se një pushkë e dytë ishte vendosur brenda makinës së nënës së Crimos.

Ai shton se Crimo mbetet në paraburgim dhe nuk ka indikacione se ka vepruar me dikë tjetër.