Bota Lajmet e fundit

Sulmi që po trondit botën…rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri!

Qindra vajza janë zhdukur, pasi një grup i madh i personave të armatosur hyri në një shkollë në veri të Nigerisë. Policia konfirmoi se janë rrëmbyer 317 vajza të moshës 10-13 vjeçe. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri, në më pak se dhjetë ditë.

Nuk ka ende informacion nëse nga ky sulm ka pasur viktima. Shumë grupe të banditëve operojnë në shtetin Zamfara dhe këto grupe janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve.

Më herët gjatë këtij muaji, një sulmues hyri në një shkollë në shtetin Niger dhe vrau të paktën një nxënës dhe rrëmbeu 42 persona, përfshirë nxënës, mësues dhe familjarë të nxënësve. Ndërkaq, dy muaj më parë, një sulmues rrëmbeu mbi 300 nxënës nga një shkollë e mesme në shtetin Katsina të Nigerisë.