Bota

Sulmohen me thikë dy gra në Zvicër, dyshohet për sulm terrorist

Një 28-vjeçare u arrestua në Lugano të Zvicrës pasi sulmoi dhe plagosi dy gra në një dyqan. Sulmi dyshohet se është terrorist. Njërën prej tyre tentoi ta mbyste ndërsa të plagosurën tjetër e goditi me thikë në pjesën e qafës por më pas u ndalua nga klientët. Sipas policisë franceze njëra nga viktimat është plagosur rëndë por që është jashtë rrezikut për jetë.

Autorja e dyshuar rezulton e lidhur me xhihadistët, e skeduar që tre vjet më parë nga autoritetet zviceriane. Catherine Maret, një zëdhënëse e policisë federale, tha se e dyshuara ishte e njohur për policinë dhe ishte paraqitur kohët e fundit në hetimet policore në lidhje me terrorizmin.

“Ne kemi nisur kontrollet dhe bashkë me policinë e kantonit të Ticinos po përpiqemi të kuptojmë rrethanat e sulmit, përmes të cilave ndoshta edhe do të konfirmojmë motivin”-ka thënë Maret. Ndërkaq, Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit gjithashtu pësoi sulm terrorist më herët gjatë muajit, dënoi ngjarjen në Zvicër.