Celebrities Love & Sex Showbiz

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi bëhet baba për herë të dytë!

Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Kornelia, ka sjellë në jetë sot një djalë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë sulmuesi i Kombëtares Shqiptare përmes një postimi në Instagram. Cikalleshi ka publikuar një foto nga momenti më i bukur ku shfaqet duke mbajtur të birin në duar dhe zbulon se i kanë vendosur emrin Lion. Cikalleshi i cili është dhe baba i një vajze ka shkruar se:

Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hajrit.

Rikujtojmë se 2 vite më parë në emisionin “Pasó” në Top Albania Radio ishin shumë të ftuar nga fusha e futbollit, një ndër to edhe bashkëshortja e Sokol Cikalleshit, Kornelia Cikalleshi. Ajo zbuloi historinë se si u njoh me sulmuesin. Kornelia u shpreh se kishte bërë tatuazh emrin e Sokolit në krah me rastin e 30-vjetorit të tij, në formë dedikimi. Më 12 tetor 2017, Sokol Cikalleshi u bë baba për herë të parë kur bashkëshortja lindi një vajzë, që e quajtën Rajna.