Sport

Superiore/ Mbyllen dy takimet e javës së katërt, befason Egnatia, Kastrioti i merr pikë Tiranës!

Java e katërt e Kategorisë Superiore luajti sot 2 takime.

Egnatia bëri befasinë në shtëpi, teksa ia doli të mposhtë me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën pretendente të Vllaznisë.

Mbrojtja shkodrane do ishte totalisht e papërgatitur në minutën e 22-të, teksa një top nga krahët mbërrin për DeLarge, i cili shënon tokazi.

Një gabim në mesfushë do i jepte mundësinë Egnatias për të dyfishuar shifrat në të 24-tën,  me Mustën.

3 pikëshin ekipi nga Rrogozhina do e fuste në kasafortë në minutën e 62-të, pasi Camaj gjen “rrjetën” me kokë.

Me këtë disfatë, Vllaznia e sheh veten në vendin e 3-të me 6 pikë. Ndeshja e radhës për ekipin e Mirel Josës është ndaj Kastriotit në shtëpi. Kjo humbje vjen në momentin më të mirë për këtë ekip, pasi 2 fitoret e fundit ndaj Tiranës dhe Kukësit rritën shumë optimizmin në Shkodër.

Po kaq pikë ka edhe Egnatia që  do udhëtojë në Ballsh për takimin tjetër.

Ndërkohë sfida mes Kastrioti dhe Tiranës ka përfunduar 0-0. Pavarësisht rasteve, shifrat nuk u zhbllokuan, me të dy ekipet që duhet të kënaqen me nga një pikë.