Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelen Kate Moss do ta shohim me një profesion të ri shumë shpejt

Ikona e modës dhe një nga supermodelet më të njohura, Kate Moss, kohët e fundit duket se ka ndërmend të ndryshojë profesion. Këtë profesion të ri mbase nuk do ta merrni dot me mend se çfarë mund të jetë.

Kate po mendon të bëhet një artiste tatuazhesh. Këtë e ka zbuluar miku i saj Daniel Casone, i cili është gjithashtu artist tatuazhesh. Ai ka thënë se modelja i ka kërkuar që ta stërvisë për të bërë tatuazhe, madje i ka bërë edhe një atij vetë.

Miqtë njihen prej vitesh, që kur supermodelja vizitoi studion e tij të punës në Londër dhe mbi të gjitha i besoi atij që t’i modifikonte tatuazhin e famshëm të dallëndysheve, të realizuar nga Lucian Freud, një nga piktorët më të njohur për portretet në shekullin e 20-të.

Casone u shpreh se Kate Moss ka patur dëshirë që t’u bëjë njerëzve tatuazhe në festivalin “Glastonbury” ku ajo shkon shpesh.

Ajo më kërkoi që t’i bëja një tatuazh dhe përfundoi duke më bërë tatuazhe dhe mua. Më vizatoi një ‘Kate’ dhe një zemër në krahun tim.

Artisti nuk e mohon faktin që pati pak dhembje sepse Kate nuk dinte se si ta përdorte gjilpërën, por ai nuk e pati problem.

Ajo nuk e dinte se çfarë të bënte kur i dhashë gjilpërën, por e lashë të vazhdonte sepse ajo është Kate Moss.

Ai tha gjithashtu se:

Kate tha se donte të mësonte të bënte tatuazhe që të mund të shkonim në Glastonbury për t’ua bërë njerëzve.