Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja Bella Hadid shfaq trupin e tonifikuar dhe na lë pa fjalë!

Bella Hadid është një nga modelet më të bukura dhe të dashura të brezit të saj. Ylli i modës befason fansat çdo herë me look-un e saj, dhe detajet mbresëlënëse që i shton veshjes që gjithnjë janë për t’u duartrokitur.

Bella tregoi barkun e saj të tendosur me bikini teksa po qëndronte në plazh me një mikeshë të mërkurën. Modelja, 25 vjeçe, dukej se po kalonte vërtet mirë teksa kthente flokët brune dhe kërcente me lojëra para kamerës.

Ajo dukej e mrekullueshme në dy pjesët e bikinit, teksa gjithashtu ishte e pajisur me një zinxhir barku ari. Bella i mbrojti sytë me syze dielli në formë drejtkëndëshe dhe një kapele bejsbolli.

Ndërkohë, influencuesja Devon Carlson zgjodhi një bikini me print leopardi me një kapele neoni portokalli dhe syze reflektuese. Në një tjetër foto të veshur me bikini, dyshja mund të shihej teksa shijonin një sërë koktejesh.

Kujtojmë se Bella është në një marrëdhënie me Marc Kalman për të cilin u shpreh me fjalët më të ëmbla gjatë një interviste. Ajo foli për lidhjen e veçantë që ka me të dashurin e saj. Ajo pranoi se suksesi i lidhjes është për shkak se dyshja e ka ruajtur me shumë dashuri privatësinë.