Celebrities Showbiz

Supermodelja e njohur flet për reklamën që krijoi bujë kur ajo ishte ende adoleshente!

Brooke Shields rrëfeu se kur bëri reklamën e saj që krijoi bujë në atë kohë për Calvin Klein në vitet ’80, kur ishte vetëm 15 vjeçe, ajo ishte shumë e pafajshme për të kuptuar në të vërtetë kuptimin e dyfishtë të asaj që po thonte. Mbi 40 vjet pas publikimit të fotografive, modelja reflektoi mbi atë përvojë formuese në një video-intervistë për “Vogue”, duke kujtuar:

Isha jashtë vendit kur u krijua gjithë kjo bujë dhe më pas fillova të dëgjoj: ‘Oh, reklamat janë ndaluar këtu dhe Kanadaja nuk do t’i pranojë ato.’ Dhe paparacët dhe njerëzit që më bërtisnin dhe i bërtisnin nënës sime: ‘Si mundesh?’ Më dukej shumë qesharake, e gjithë kjo.

Për fushatën, Shields pozoi në pozicione të ndryshme dhe në një nga këto fotografi ajo dha deklaratën:

Doni të dini se çfarë ka mes meje dhe xhinseve të mija Calvin? Asgjë.

Këto fjalë kishin një konotacion shumë të ndryshëm dhe shumë më të çuditshëm për publikun se sa për adoleshenten që po i thoshte ato. Shields shpjegoi:

Ata marrin një reklamë, e cila është një pyetje retorike. Unë isha naive, nuk mendoja asgjë për këtë. Nuk mendoja se kishte të bënte me të brendshme, nuk mendoja se kishte natyrë seksuale. Unë do ta thosha për motrën time: “Askush nuk mund të hyjë mes meje dhe motrës sime.”

Ajo tha se ishte e tronditur nga reagimi i publikut ndaj fushatës në atë kohë, i cili shpesh do të rezultonte në atë që ajo të ofendohej në publik nga njerëzit që menduan se ajo e kishte bërë qëllimisht. Pas zemërimit të shkaktuar nga reklamat e saj për Calvin Klein, Shields u dërgua në një takim me shtypin në një përpjekje për të zbutur dëmin.

Më duket sikur polemika rezultoi e kundërt. Fushata ishte jashtëzakonisht e suksesshme. Dhe më pas, mendoj se të brendshmet i ‘kapërcyen’ xhinset dhe ata e kuptuan se çfarë shet dhe si ta përdorin asin nën mëngë. Ata e dinin saktësisht se çfarë po bënin dhe unë mendoj se kjo vendosi temën kryesore për shumë dekada.