Celebrities Gossip Showbiz

“Suporton” Enver Hoxhën? Almeda Abazi reagon ashpër pas mesazhit të ndjekësit!

Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysman, jetojnë prej vitesh tashmë në Turqi, aty ku ka takuar dhe partnerin e saj si dhe ka krijuar familjen e bukur.

Si një personazh shumë i njohur çdo postim i saji shihet në mënyrë shumë kritike nga ndjekësit. Pak më parë bukuroshja publikoi një Instastory ku tregonte se po lexonte librin e gazetarit të njohur Blendi Fevziu, “Enver Hoxha”.

Mirëpo, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer një ndjekësi të saj që ka zgjedhur t’i shkruajë aktores “Si mund të suportosh një diktator?”. Kaq ka mjaftuar dhe Almeda e ka postuar këtë reagim, duke shkruar krahas saj e revoltuar.

I ke kapur icik mbrapsht gjërat xhaxhi. Vdisni të komentoni kështu në ajër! 

Rikujtojmë se, para pak kohësh, me anë të postimeve të shumta në Instagram, Tolgahan ka zbuluar se çifti ndodhej në jugun e Shqipërisë, në Vlorë. Në këtë formë ai promovoi bukuritë e vendit tonë tek ndjekësit e tij, të cilët janë nga e gjithë bota.

Por Almeda përveçse ka postuar pamje nga peisazhet e bukura, ndau me ndjekësit e saj dhe një video ku shfaqjt e përqafuar me Tolgahan.

Pak ditë më parë, bukuroshja lajmëroi në rrjete sociale një lajm shumë të trishtë. Teksa publikoi një Instastory ku dukej gjyshi i saj i ndjerë, aktorja shkruajti fjalët prekëse.

Ah o gjysh ah! Prehu në paqe o gjyshi jonë