Celebrities Gossip Showbiz

Surpriza e papritur sot në “Big Brother VIP”, Romeo do të zëvëndësojë Donaldin! A do ta kuptojnë banorët?

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Dhe teksa jemi shumë pranë fillimit të spektaklit të sotëm, duket se ende pa nisur kemi shumë surpriza. Mbrëmjen e sotme do të ndodhë një situatë që nuk e kemi parë në asnjë edicion tjetër. Donald Veshaj, një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni do të zëvëndësohet nga vëllai i tij Romeo. Këtë e ka bërë me dije vetë produksioni pak më parë dhe ne jemi sy e veshë për të parë se çfarë do të ndodhë sonte.

A do ta kuptojnë banorët e tjerë këtë ‘kurth’?

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Stresi, Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, Elita Rudi, i vëllai i Donaldit, Romeo dhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë.