Celebrities Gossip

Surpriza Meghan Markle, një linjë bukurie nga dukesha?

Çfarë po gatuan Meghan Markle? Së shpejti, gruaja e Harry-t mund të vijë me një linjë kozmetike, siç kanë bërë Jennifer Lopez, Cindy Crawford, Jessica Simpson apo Heidi Klum.

Sipas të dhënave të mbledhura nga britaniket Daily Mail e The Sun, dukesha e Sussex-it, e konsideruar ikonë bukurie e shumë e ndjekur për zgjedhjet e make-up, mund t’i hyjë një biznesi të ri.

Meghan, Harry dhe mamaja e saj Doria Ragland janë parë disa herë në Carpinteria në Kaliforni, në vilën e Bill Guthy-t, një prej pronarëve të Guthy Renker-it, kompani dedikuar tele-marketingut në shitjen e produkteve të kozmetikës. Daily Mail pretendon se pikërisht aty u zhvillua dhe intervista e disa muajve më parë që Meghan e Harry dhanë për Oprah Winfrey-n e tronditën Pallatin Mbretëror.

Firma shumë e famshme, ndonëse e gjobitur kohët e fundit në Kaliforni për shkak se u akuzua se shampot e saj çojnë në rënie të flokëve e në Britani i ndalohet publiciteti, edhe në të kaluarën ka zgjedhur figura të njohura. Një krem kundër rrudhave me në fokus Cindy Crawford, një linjë e dedikuar për JLo, një trajtim për aknet i reklamuar nga Katy Perry…

Ndoshta tani radhën e ka Meghan Markle. Që kur u bë pjesë e Buckingham Palace, të shumta janë gratë që duan t’i kopjojnë tualetin ku spikat buzëkuqi i ndezur, shumë ndryshe nga kunata Kate Middleton.