Celebrities Film & Tv Gossip

Surprizon si gjithmonë, Megi Pojani mbyll performancën me një puthje në buzë me Lorin!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!

Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.

E mesa duket ky ndërrim na solli dhe surpriza e një ndër to ishte puthja e Megit me Lorin në buzë. Padyshim që si jemi mësuar tanimë, bukuroshja gjithmonë bën gjëra që tërheqin vëmendjen e kjo pjesë e performancës nuk mbeti pa u komentuar.

E duket se kjo puthje ishte fatsjellëse për Megin pasi deri më tani ka 39 pikë nga pikët e jurisë dhe renditet në vendin e parë nga dyshet që kanë performuar deri më tani.