Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Travel

Synon rekordin në një fluturim vetëm rreth botës, njihuni me 19-vjeçaren guximtare!

19-vjeçarja belge, Zara Rutherford filloi përpjekjen e saj për t’u bërë gruaja më e re që fluturon vetëm nëpër botë, duke lënë Belgjikën për një odise të planifikuar që përfshin 52 vende dhe pesë kontinente. Ajo tha para nisjes se:

Në çastin që ngrihesh nga toka, harron gjithçka. Je vetëm ti dhe avioni.

Aktualisht, rekordi mbahet nga Shaesta Waiz nga SHBA-ja, e cila fluturoi e vetme rreth planetit në moshën 30-vjeçare.

Mbajtësi i rekordeve për burrat është një 18-vjeçar. Rutherford shpreson se ekspedita e saj epike do të bëjë që më shumë gra dhe vajza të interesohen për të fluturuar ose, në përgjithësi, t’i frymëzojë ato që “të ndjekin ëndrrat e tyre”. Pilotja do të fluturojë me një avion ultra të lehtë të prodhuar në Evropë, i quajtur “Shark” dhe i aftë të fluturojë me 300 kilometra në orë, sipas faqes së saj të internetit.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se disa javë pasi themeluesi miliarder i kompanisë, Richard Branson, bëri një fluturim të profilit të lartë në buzë të hapësirës, “Virgin Galactic” ka thënë se do nisë shitjen e biletave për fluturimet në hapësirë duke filluar nga 450 mijë dollarë. Kompania e turizmit hapësinor tha se po bën përparim drejt fillimit të fluturimeve. Ajo do të shesë vende të vetme, marrëveshje pako dhe fluturime të tëra.