Politikë

Tabaku: Ke fituar pushtetin me ‘Kajmakët, gjizat e gjalpat’! Rama: Reforma në drejtësi po funksionon

Kanë vijuar repikat në seancë plenare të Kuvendit mes Jorida dabakut dhe Edi Ramës. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama arrestimin e ish-kryebashkiakut, Agim Kajmaku.

“Kisha Kajmakun, kundërshtar, ai që nuk verifikohet për asnjë gjobë, ai simbol i punës së kësaj, ai kajmakët e tjerë, gjalpat, gjizat si i quani, kjo është fasra e kësaj qeverie, që mendon se sa më të varfër të tjerë, aq më lehtë do të blihen, se janë të sigurt se do gjejnë kajmak të tjerë, opozita sot nuk është e fortë, po të kisha qenë në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, për ta përdorur dobësinë e tjetrit për të bërë politikën e ditës, bëje me vendimet e tyre, me mënyrën se si ke fituar pushtetin, e me kajmakët, gjizën e gjalpët me radhë”, tha Tabaku.

Përgjigja i erdhi nga kryeministri Edi Rama.

“Kaloi nga domatet te dekriminalizimi, ishte një kapërcim shumë i madh nga tema. Dy fjalë kisha për këtë, fole për një linjë telefoni anti korrupsion, ajo ka qenë “alo doktor”, jo linjë e qeverisë sonë, dhe dilte doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit. Ndërkohë që, përkundrazi mua më vjen mirë që ju i përmendi ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor të cilin po e sjellim ne, jo ju. Nëse sot ka ish-ministra apo deputet, apo kryetar Bashkie të lidhur me partinë në pushtet që janë duart e drejtësisë kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi, rezultat i kërkuar me këmbëngulje nga ne, jo prej jush, kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne jo ju”, tha Rama.