Aktualitet

Takim BE-Shqipëri për tatimet, doganat!

Nënkomiteti mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet, zhvilloi punimet e takimit të 13-të, në Bruksel. Pjesëmarrës në këtë takim ishin rreth 40 përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe përfaqësues të Komisionit Europian.

Delegacioni shqiptar që kryesohej nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, paraqiti arritjet më të fundit dhe strategjitë e zhvillimit në: fushën e tregtisë; integrimin tregtar dhe konektivitetin rajonal; partneritetet tregtare dhe heqjen e barrierave për të lehtësuar bizneset; strategjinë e re të tatimeve dhe doganave; antikorrupsionin; zhvillimet e politikave industriale dhe përfshirjen në programin e reformave ekonomike kombëtare; koordinimin e programeve komunitare; identifikimin e nevojave të bizneseve dhe luftës kundër informalitetit të ekonomisë; strategjinë kombëtare për turizmin dhe përfshirjen në programin ekonomik kombëtar; përcaktimin e prioriteteve; direktivat e përqasjes së re dhe globale dhe përqasjes së vjetër.

Çështje të tjera të cilat u diskutuan ishin ndikimi në tregti i invazionit të Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet, zbatimi i MSA-së, zbatimi i politikave tregtare (duke përfshirë kontrollin e eksporteve të mallrave me përdorim të dyfishtë, e-commerce, negociatat mbi MTL-të me vendet e treta – shkëmbim informacioni).

Takimi u vlerësua si një hap i shumë i rëndësishëm, ndërkohë që u shkëmbyen mendime nga të dy palët dhe u identifikuan mjaft fusha bashkëpunimi dhe asistencë nga Komisioni në të ardhmen.