Aktualitet

Takim Rama-Erdogan në Turqi, kryeministri: Gati projektet për energjinë e lëndët ushqimore bazë!

Kryeministri Edi Rama sot u prit në një takim në Turqi, nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Shefi i qeverisë informoi se në fokus të këtij takimi ishte përballimi i dy sfidave të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/607363814092617

Kryeministri Rama mbërriti dje në Konya të Turqisë, me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për të ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Gjithashtu, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se pjesë e axhendës së kësaj vizite ishte edhe një takim i rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit.

E para anije me mbi 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, sot mbërriti në Portin e Durrësit. Mjeti lundrues turk “Jaohar Ranim” udhëtoi për 12 ditë drejt vendit tonë dhe ngarkesa është e destinuar për një kompani në Tiranë. Më 22 korrik, Ukraina e Rusia arritën marrëveshje për eksportet e grurit, me ndërmjetësimin e Turqisë e të Kombeve të Bashkuara.