Aktualitet

Takime me imzot Dodajn e kryepeshkopin Janullatos, presidenti Begaj: Krishtlindja zgjon shpresën!

Sot në ditën e Krishtlindjes, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi selitë e katedraleve katolike e ortodokse në Tiranë për të përcjellë urimet e festës. Kryetari i shtetit bën të ditur se i shprehu urimet më të përzemërta imzot Arjan Dodajt, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si edhe gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Me rastin e festës së Krishtlindjes, vizitova sot Katedralen Katolike në kryeqytet dhe i shpreha urimet më të përzemërta Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri. Kjo ditë e veçantë zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, familja dhe te besimi! Thirrja e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, vjen e fortë dhe domethënëse për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm.

Me rastin e festës së Krishtlindjes, vizitova sot Katedralen Katolike në kryeqytet dhe i shpreha urimet më të përzemërta…

Posted by Bajram Begaj on Sunday, December 25, 2022

Po ashtu, Presidenti i Republikës ka takuar edhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse. Begaj përfitoi nga rasti për të uruar festa sa më të mbara për besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët.

Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë! Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë!  Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, që pak kohë më parë celebroi 50 vjet si Kryepeshkop. Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët.