Sport

Talenti katalanas rikthehet pas 10 muajsh në stërvitje me Barcelonën!

Ansu Fati është rikthyer pas 10 muajsh në stërvitje me Barcelonën. Një vit më parë talenti katalanas pësoi dëmtim të rëndë dhe u operua duke humbur gjithë sezonin. Ai është vetëm 18-vjeç dhe shihet si e ardhmja e Barcelonës.

Katalanasit shpresojnë që Fati të jetë në formë pasi sulmi do të vuajë shumë mungesën e Messit. Ndërkohë Fati ka thuajse një vit që nuk luan asnjë ndeshje dhe nuk stërvitet prandaj do i duhet kohë për të kapur ritmin.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1430102370583785478?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1430102370583785478%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fu-operua-vitin-e-kaluar-ansu-fati-rikthehet-pas-10-muajsh-ne-stervitje-me-barcelonen%2F

Ndërkaq, rikujtojmë se largimi i Messi-t nga Barcelona padiskutim ka qenë një nga lajmet më të bujshme të këtyre ditëve. Në rrjet kanë qarkulluar komente të fansave dhe çaste të tyre kur kanë shpërthyer në lot. Edhe vetë Messi nuk e ka përjetuar në mënyrë të lehtë largimin e tij sigurisht dhe fjalët që u ka drejtuar fansave kanë qenë shumë emocionuese.

Kujtojmë se ai u bë pjesë e PSG pasi firmosi një kontratë dy-vjeçare me skuadrën. Futbollisti argjentinas nuk po planifikonte të largohej nga skuadra e tij e zemrës këtë verë, por situata te Barcelona e detyroi të merrte këtë vendim të vështirë. Përveç mediave, ata që janë çmendur më shumë janë fansat e futbollistit, të cilët u trishtuan shumë pas lajmit që morën. Por duket se shumë shpejt kanë gjetur diçka për t’ja ngritur humorin.

Bëhet fjalë për pecetën me të cilën Messi fshiu lotët e tij gjatë konferencës, ku një fans e kishte marrë atë pasi lojtari e kishte lënë mbi tavolinë. Shumë pak minuta më pas, peceta ka dalë në shitje nga fansi me një çmim marramendës.