Bota

Talibanët zbulojnë “thesarin” 6 mln dollarë dhe 15 shufra floriri të ish-zv.presidentit afgan!

17 kallëpe flori dhe tufa kartmonedhash tregoheshin se fundmi nga militantët talibanë që bastisnin një vilë gjigante të ish-zëvendës-presidentit të vendit Amrullah Saleh.
Në pamjet që janë bërë virale në rrjet, zedhënësi taliban Ahmadullah Muttaqi, thotë se rreth 6 milionë dollarë janë gjetur në shtëpinë e zyrtarit të korruptuar.

Për momentin pamjet nuk janë konfirmuar nëse vijnë nga rezidenca e personit në Kabul apo Panshir, ku Saleh ishte strehuar së fundmi pas revoltës së armatosur të studentëve besimtarë muslimanë, shkruan e përditshmja italiane Repubblica.
Amrullah Saleh ka qene zv. president i Afganistanit prej shkurtit 2020, minister i brendshem dhe shef i sigurise kombetare.

Valixhet dhe çantat nuk ishin fshehur, çka lë të kuptohet sipas talebanëve, se ish-zv.presidenti nuk ka patur kohë apo mundësi t’i marrë me vete para se të largohej.