Lajmet e fundit

Tan Brahimi për TAR pas largimit nga ‘BBV’: “Nuk përshtatesha, e pashë se çfarë duhet të bësh për të qëndruar në lojë…”

I ftuar në ‘Pardon My French’ këtë episod ishte ish- banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Tan Brahimi. Ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij në reality-show dhe se si i gjithë ky rrugëtim edhe pse i shkurtër ndryshoi shumë në karrierën e tij.

Si e ka pritur publiku lojën e Tanit brenda shtëpisë?

Aq komente pozitive kam marrë sa kam frikë mos po bëj ndonjë gabim po prish imazhin (qesh). 

Pse zgjodhi aktori të largohet me dëshirën e tij nga shtëpia e ‘BBV’?

Ma ndjeu zemra të dal. U shihte që unë nuk përshtatesha. E kuptova se si funksionon, e pashë se çfarë duhet të bësh për të qëndruar në lojë. Nuk është natyra ime. Unë si Tan nuk ka gjë që më bën për të qarë përveçse gjërave personale, po unë shihja ata që qanin dhe më vinte për të qeshur se ne nuk qajmë për gjëra të zakonshme. U bëra njeri shumë i mirë aty. Duke ditur që jemi të ruajtur nga kamerat u mundova të nxjerr anën pozitive. Kur e pashë që nuk po mundesha më, e ndjeva veten të rrezikuar për zarf të zi (qesh), thashë më mirë të dal si zotëri. 

Si ka ndryshuar audienca e Tanit në rrjete sociale pas daljes nga ‘BBV’ dhe ku do e shohim tani e tutje aktorin?

Unë nuk jetoj për klikime. Kisha 17 veta për herë të fundit kur isha ‘live’ në TikTok dhe kur dola nga shtëpia kisha 13 mijë veta. Do dal të dielën te ‘Portokallia’, kjo ishte gjëja që doja më shumë.