Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

“Tani ka filluar të luajë…” Zhaklina flet mbi marrëdhënien e Efit me Luizin!

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” ishte Zhaklin Lekatari, e cila momentalisht po përflitet shumë për rolin e saj si opinioniste në Big Brother. Sot Zhaklina ka lënë impenjimin e saj nga Prime i Big Brother për të na treguar eksperiencën e saj në këtë reality-show, opinionet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e saj me Arbër Hajdarin.

Çfarë do të na thuash në lidhje me aludimin tënd në Prime-n e kaluar për simpatinë që mund të ketë Tea për Luizin?

Unë mendoj që midis tyre ka një energji, sepse ato bëjnë një lojë të heshtur dhe pasive me njëri-tjetrin. Unë mendoj se irritimet e Teas e kanë një arsye.

A mendon se dikush tjetër përveç Teas dhe Kiarës ka simpati për Luizin, përshembull Efi?

Kam parë disa komente a mendoni se Efi do të ndërhyjë në çiftin Kiara-Luiz? Por Luizi dhe Kiara nuk janë akoma çift. Efi më duket sikur tani ka filluar të luajë. Efi më pëlqen, unë e njoh edhe nga jashtë. Në fillim kur kishte ato shpërthimet e veta, thoja pse nuk po e tregon atë Efin që njoh unë, atë vajzën emocionale që është e shpejtë në gjykim, por pastaj reflekton. Tani ka filluar të luajë, i merr gjërat lehtësisht, e ka kuptuar Luizin, e ka kuptuar që s’duhet ta marrë shumë seriozisht edhe të mërzitet se u fsheh kjo apo ajo.

Midis Zhakut dhe Arbrit, Zhakun e shoh si një kardiologe me bisturi që ndërhyn shumë saktë, ndërsa Arbrin e shoh si dermatolog që i sheh gjërat sipërfaqësisht. A je dakord me mua?

Ti kur je aty dhe do të jesh sa më objektiv, pa i lënduar ata, sepse ata as nuk na shohin, as nuk na lexojnë dot gjuhën e trupit. Kohë poashtu nuk e dinë dhe në atë moment ti nuk do t’i fundosësh, sepse ata po e fundosin vetë veten e tyre. Unë them pse duhet t’i fundosësh kur mund të nxjerrësh anën më të mirë të tyre?