Celebrities Gossip Showbiz

Tani nuk po dimë më se çfarë po ndodh… Trixa habit me veprimin ndaj Donaldit!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Disa pakënaqësira po ndodhin mes çiftit më të përfolur brenda shtëpisë prej disa ditësh, Donaldit dhe Beatrix. Para pak ditësh Beatrix ishte shumë e mërzitur nga nominimi i mikut të saj, Dagz, ku dhe u shpreh se ne do të eleminohej ai, do të dilte dhe ajo. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit.

Edhe gjatë spektaklit të natës së kaluar në “Big Brother VIP” u fol gjatë në lidhje me çiftin ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit. Sipas saj ai është ftohur dhe nuk sillet më si në fillim me të. Pas mbrëmjes, të dy kanë folur me njëri-tjetrin por biseda ka qenë e tensionuar dhe madje ata kanë përmendur edhe ndarjen.

Por, mesa duket Trixa ndihet ende e pavendosur dhe pak më parë ka bërë veprimin e papritur duke puthur Donaldin dhe duke qëndruar e përqafuar me të. Epo, tani me të vërtetë nuk po i kuptojmë.

Lidhur me këtë ftohje, Donaldi vetë ka kërkuar të flasë me një tjetër banore për t’i kërkuar një mendim dhe bëhet fjalë pikërisht për Beniadën. Kjo e fundit e ka këshilluar atë të flasë drejtpërdrejt me Trixa-n.

E lidhur me këtë situatë kaq të përfolur padyshim që nuk mund të mbetej pa reaguar edhe njerëzit që kanë qenë më pranë çiftit. Një ndër to është edhe ish- banorja e shtëpisë Fifi, e cila edhe pse njihet për miqësinë e saj me Donaldin, madje ka bërë dhe një tatuazh që lidhet me të, ka zgjedhur të mbajë anën e Trixa-s në këto ditë të vështira për të.

Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka mbështetur publikisht bukuroshen.