Celebrities Gossip Showbiz

Tani që i bënë gjërat publike, Roberti dhe partnerja e tij nuk i ndalojnë postimet romantike së bashku!

Robert Berisha është një muzikant që prej vitesh ka qenë pjesë e showbiz-it, por vitet e fundit ka filluar të prezantohet edhe si këngëtar. Artisti njihet për karakterin e tij shumë të drejtpërdrejtë dhe karizmatik. Gjithashtu, është përfolur shumë për jetën e tij private menjëherë pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi.

Roberti shpesh është përfolur për lidhje me vajza të ndryshme bukuroshe të njohura ose jo, derisa zbuloi ekskluzivisht për TAR në ‘Pardon My French’ se është në një lidhje me Lauretën. Bukuroshja nuk është një vajzë e njohur për publikun, por ditëve të fundit me postimet që bën herë pas here me këngëtarin ka arritur të tërheqë vëmendjen.

Si ka ndodhur dhe me një nga postimet e saj në Instastory ku teksa shfaqet duke pozuar për një ‘video selfie’, Roberti i ndërhyn duke mos e lënë rehat (padyshim na dashuria) Lauretën.

I ftuar në ‘Pardon My French’ i vendosur përballë dy telefonatave për të cilat nuk ishte në dijeni, Roberti na tregoi se në fakt vetëm angazhimet e shumta e kanë ndaluar nga të sjellurit këngë me Eneda Tarifën dhe Soni Malaj.

Vëmendje të madhe ka pasur dhe jeta e saj personale mes Tunës dhe Patrisit, ku ata kanë treguar se nuk janë më bashkë dhe për faktin se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme, pasi Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’, duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata janë bashkë.