Health & Beauty

Tanimë edhe parfume luksoze, surprizon prodhuesi francez i pijeve alkoolike!

Remy Cointreau, një nga prodhuesit legjendar të pijeve alkoolike, ka marrë një tjetër ‘kthesë’ duke hyrë në tregun e parfumeve. Aromat luksoze janë tanimë një degë e re e prodhimit të kompanisë, të ardhurat e të cilës janë rreth pesë miliardë dollarë në vit. Emri i krijimit të parfumit do të jetë Maison Psyche, ndërsa çmimi për shishe është më i lartë se 5.000 dollarë. Shefi ekzekutiv, Eric Vallat deklaroi se:

Kjo lëvizje është logjike dhe strategjike për kompaninë. Shumë prej tyre tashmë po e porosisin këtë parfum, ne do ta shesim atë direkt te konsumatorët, në një vendndodhje të paralajmëruar paraprakisht në Paris.

Parfumi, i bashkëkrijuar nga bodrumi kryesor i Remy Cointreau dhe parfumeri kryesor i grupit Firmenich, do të përgatitet në fuçi lisi në të njëjtin rajon, ku kompania prodhon konjakun e saj prej 3.000 dollarësh për shishe. Sigurisht, gjithçka është në stilin e pijeve alkoolike, por edhe luksit.

Aroma do të jetë e mbushur me shishe kristal Baccarat të zbukuruara me ar dhe diamante në një botim të kufizuar dhe të numëruar. Çdo shishe do të ketë numrin e vet unik. Kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që ka ndodhur prej një kohë, përkatësisht ndryshimeve në botën e aromave luksoze.

Dëshironi një aromë të re që i bën pushimet tuaja të veçanta? Nga relaksimi buzë detit në një aventurë në mal apo te pushimet tropikale, po ju ofrojmë disa aroma të paharrueshme, të zgjedhura sipas destinacionit të udhëtimit për t’i paketuar për verën 2022. Një përzierje e parfumeve të reja 2022, atyre klasike dhe të përshtatshme për të gjitha buxhetet dhe të gjitha nevojat. Njihuni me to…