Celebrities Gossip Showbiz

Tanimë Ledri Vula ka një shofere dhe gjejeni pak se kush është….

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Ledri shpesh herë poton foto dhe video sa herë kalon kohë me vajzën e tij, Poem Blu. Ditën e sotme reperi ka postuar një foto në Instastory, ku brenda në makinë Poem shfaqet e ulur në prehërin e tij me duart në timonin e makinës.

Epo duket se Ledri tanimë e ka një shofere.

 

U bënë tashmë pak muaj që kur Ledri ka publikuar projektin e fundit muzikor, i cili titullohet “Robot”. E duket se tashmë reperi ka gati këngën e tij të re dhe këtë na e ka treguar me postimin e tij të fundit. Ledri ka publikuar një foto nga videoklipi i ri, ku na ka zbuluar se do të jetë një bashkëpunim me artistin Rzon dhe se do të titullohet “Rebele”. Kënga e re do të publikohet më shpejt seç mund ta mendonim, pikërisht në datën 03.03.2023, pra nesër.