Bota

Tanke dhe automjete të blinduara, Mbretëria e Bashkuar nis ndihmat drejt Kievit!

Mbretëria e Bashkuar do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël automjetesh të blinduara të pajisura me lëshues për raketa anti-ajrore për të ndihmuar vendin në kundër forcave ruse.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri njoftimin këtë pasdite në Parlament.

Ai i tha gjithashtu Parlamentit se rreth 15,000 personel rus janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit, shkruan Skynews.

“Krahas numrit të të vdekurve janë edhe humbjet e pajisjeve dhe në total sipas disa burimeve thuhet se deri më sot janë shkatërruar ose kapur mbi 2000 automjete të blinduara”, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Sipas Wallace bëhet fjalë për të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar tashmë miliona paund ndihmë në vend, duke përfshirë raketa Starstreak dhe automjete të blinduara.

Më herët edhe SHBA dhuroi 800 milionë dollarë shtesë për luftën në Ukrainë.

Këtë e bëri të ditur vetë presidenti i Amerikës, Joe Biden i cili njoftoi se SHBA-të kanë ndarë 800 milionë dollarë shtesë për Ukrainën.

Përmes një postimi në Facebook, Biden ka treguar se këto para do ta ndihmojnë Ukrainën që të rrisë aftësinë e saj për luftë.

“Sot, unë po shpall 800 milionë dollarë të tjera për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në Lindje”, ka thënë presidenti i SHBA-ve.

Me tej ai ka shtuar se në këtë paketë do të përfshihen armë të rënda artilerie dhe 144,000 fishekë.

“Kjo paketë do të përfshijë armë të rënda artilerie, dhe 144,000 fishekë për t’u shoqëruar me to. Ai gjithashtu përfshin më shumë dronë taktikë”, ka përfunduar Biden.