Së fundmi, qytetarët e Kievit kanë vizituar dhe kanë bërë fotografi me mbetjet e tankeve të shkatërruara ruse, në një ekspozitë të hapur nga Ministria e Mbrojtjes, në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në veçanti, në sheshin Mikhailivska, janë ekspozuar një tank T-72B3, një kullë nga BMD-4 dhe një pjesë e SUV Tiger.
Shërbimi i shtypit i Ministrisë së Mbrojtjes ka bërë shaka për ekspozitën duke thënë se:
Ekipi rus i skrapit ka arritur në qendër të Kievit.
Ndërkaq, fotografi Said Pulido nëpërmjet një postimi në Twitter teksa shfaq imazhet e tankeve ruse ka shprehur se:
Një ekspozitë e tankeve ruse të shkatërruara po bëhet e njohur për publikun në Kiev. Automjetet janë shfaqur në sheshin Mykhailivska. #Ukrainë #Kiev #Rusi.
An exhibition of destroyed #Russian tanks is proving popular with the public in #Kiev. The vehicles have gone on show at Mykhailivska Square. #Ukraine #Kyiv #Russia pic.twitter.com/pvmdipqzzf
— Said Pulido (@Super_Said) May 22, 2022
Ndërkaq, rikujtojmë se 20 shtete janë zotuar për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Këtë pohoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin pas takimit të dytë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Në këtë takim virutal, në mesin e shteteve pjesëmarrëse ishte edhe Kosova.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se në këtë takim ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën dhe tha se “që nga 24 shkurti, ne e kemi të qartë se Rusia përbën rrezik permanent për shtetet fqinje të saj, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin në botë”.