Celebrities Gossip Music Showbiz

Tashmë bisedat online përfunduan, Elgit Doda gati për të na treguar të gjithë historinë!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Duket se për këtë vit do të kemi ende surpriza nga Elgiti e këtë na e ka bërë me dije dita-ditës, ku dhe na ka zbuluar pak nga teksti i këngës së radhës. Ashtu si tanimë jemi mësuar edhe kjo surprizë nga producenti lidhet me dashurinë e humbur. Por duket se pritja mori fund dhe se kënga do të publikohet më shpejt seç e prisnim, pasi vetëm pak më parë Elgiti ka postuar në Instagram një foto të tij nga klipi i këngës dhe ka shkruar:

Shihemi nga e premtja

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi propozimin surprizë që i bëri Kleas.

Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.