Aktualitet Politikë

Tashmë Gjirokastra dhe Tepelena me “dalje” në det, Rama publikon pamjet e aksit të ri Kardhiq-Delvinë

Në fillim të korrikut hapet aksi Kardhiq-Delvinë, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të lehtësohet aksesi drejt SarandësRruga Kardhiq-Delvinë

Punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë janë drejt fundit dhe në fillim të muajit korrik kjo rrugë do të jetë e përfunduar dhe e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re kombëtare, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes drejt brigjeve të Jonit.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.

 

https://fb.watch/dTSiRCOQYG/

Ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.