Celebrities Showbiz

Tashmë gjithnjë pranë njëri-tjetrit, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker tregojnë dhuratat e tyre simbolike!

Një nga çiftet më të njohura të showbiz-it, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sa vijnë e janë më të dashuruar me njëri-tjetrin. Pas debutimit të tyre në tapetin e kuq në eventet e fundit, dyshja e famshme së fundmi i kanë dhuruar njëri-tjetrit një dhuratë domethënëse.

Të dy ata kanë ndarë fotografi me varëset e tyre të reja, ku kishin shkruar emrat si simbol i të qenit gjithnjë pranë gjysmës së tyre. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndau fotografi të varëses së veçantë në Instagram, duke etiketuar Veronique Vicari Barnes, të cilës ajo më parë i referohej si “shoqja më e mirë e ghimnazit” dhe markën e saj, Jewelry by Veronique.

Kohët e fundit dyshja Kardashian dhe Barker kanë qenë në të përfshirë në një histori romantike duke e shtrirë intervalin e pushimeve të tyre në fillim në Cabo San Lucas të Meksikës, e më pas për në Venecia të Italisë nga ku edhe morën pjesë në eventin madhështor të ‘Dolce & Gabbana’-s në të cilin këtë vit incidenti që ndodhi me motin ia hoqi të gjithë madhështinë.

Ata më pas zgjodhën që të largoheshin dhe të shkonin në në ‘Disneyland’ në Paris para se të përfundonin në Nju Jork në një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit siç ishte “MTV Video Music  Award 2021”.

Rikujtojmë se, Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj Travis Barker po mundohen që të shpenzojnë çdo minutë krahë njëri-tjetrit. Që pas pushimeve të tyre luksoze në bregdetin e Amalfi, ku u shfaqën më të dashuruar se kurrë, ata kanë vendosur që të ndajnë çdo gjë me fansat e tyre.